UBT News

Elon Musk, fituesi i dytë i zgjedhjeve pas Trumpit

Nëse Donald Trumpi është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë pas tij vjen një tjetër emër i njohur, miliarderi Elon Musk. Musk ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të kandidaturës republikane gjatë fushatës, duke investuar gjithçka për të siguruar që Trump të arrijë një tjetër mandat.

Njeriu më i pasur në botë ka hedhur gjithçka në këtë fushatë. Ai nuk ka hezituar të angazhohet personalisht, duke ndjekur me pasion tubimet e Trumpit dhe duke dalë në skenë për ta mbrojtur atë, veçanërisht në shtetin kyç të Pensilvanisë. Me një ndikim të madh në rrjetet sociale dhe me pasuri të jashtëzakonshme, Musk ka arritur të krijojë një rrjet të gjerë mbështetjeje për kandidatin e tij të preferuar.

Sipas burimeve të besueshme, Musk ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë për të mbështetur fushatën e Trumpit. Ai ka përdorur platformën e tij sociale, X (ish-Twitter), për të shpërndarë mesazhe të fuqishme të Trumpit, me fokus të veçantë në politikat e migracionit, të cilat kanë qenë një temë e nxehtë në këtë periudhë zgjedhore.

Një nga hapat më të diskutueshëm që Musk ka ndërmarrë ka qenë organizimi i një lotarie të veçantë, në të cilën ai ofroi 1 milion dollarë çdo ditë për ata votues që janë regjistruar në shtetet kyçe dhe që janë të gatshëm të nënshkruajnë një peticion konservator në favor të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të mbajtur armë.

Ky angazhim i Musk ka shkaktuar diskutime të shumta, duke e bërë atë një nga emrat më të përfolur të fushatës zgjedhore. Megjithatë, mbështetje e tij për Trumpin duket se ka arritur të krijojë një koalicion të fuqishëm me grupe të ndryshme konservatorësh, të cilët e shohin si një udhëheqës të fuqishëm për një ndryshim të thellë në politikën amerikane.

Në një kohë kur Trump po përballet me disa sfida dhe akuza, mbështetja e Musk dhe investimi i tij i madh mund të ketë ndikim të rëndësishëm në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, duke e renditur Musk si një nga figurat kryesore të momentit pas ish-presidentit amerikan./Guardian/

 

Exit mobile version