UBT News

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë taksa këtë vit

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, njoftoi në Twitter se do të paguajë 11 miliardë dollarë taksa këtë vit.

Senatorja demokrate Elizabeth Warren i tha Musk në Twitter këtë javë se ai duhet të ndalojë “shfrytëzimin e njerëzve”. Musk iu kundërpërgjigj me fjalët, “Për ata që janë të interesuar, unë do të paguaj më shumë se 11 miliardë dollarë taksa këtë vit, më shumë se çdo amerikan në histori”.

Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, u bë njeriu më i pasur në botë këtë vit. Indeksi i miliarderëve të Bloomberg vlerëson se Musk vlen 243 miliardë dollarë, Tesla vlen rreth 1 trilion dollarë dhe SpaceX 100 miliardë dollarë.

Ai gjithashtu u emërua Personi i Vitit nga Time javën e kaluar.

Exit mobile version