Miliarderi Elon Musk dhe Tesla do të dalin në gjyq pas akuzave nga aksionarët se postimet e Muskut në Twitter u kushtuan atyre miliarda dollarë.
Në vitin 2018, shefi ekzekutiv i kompanisë shkroi në Twitter se ka siguruar fonde për të privatizuar prodhuesin e makinave elektrike dhe më vonë njoftoi se mbështetja e investitorëve u konfirmua, duke shkaktuar rritjen dhe rënien e aksioneve. Tri javë më vonë, ai u tërhoq nga plani.
Investitorët që shitën ose blenë aksione pas postimeve në Twitter, po kërkojnë dëmshpërblim, megjithëse nuk u specifikua shifra. Megjithatë ata thonë se postimet e Muskut në Twitter u kushtuan atyre “miliarda”.
Shtatë drejtorë aktualë dhe ish-drejtorë të Teslas janë në mesin e të pandehurve, të cilët kanë mohuar akuzat.
Musk, i cili u detyrua të largohej nga posti i kryetarit të kompanisë pas një marrëveshjeje prej 40 milionë dollarësh (32.5 milionë funte) me rregullatorin amerikan, mund të marrë qëndrim në këtë rast, sipas dokumenteve të gjykatës.
Procesi gjyqësor, i cili vjen në periudhën e rënies së aksioneve në kompani, pritet të zgjasë tri javë./UBTNews/