Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk ka kompletuar blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh (38.1 miliardë paund).
Ai shkroi në Twitter “zogu është liruar”, referuar mbylljes së marrëveshjes.
Një numër drejtuesish të lartë, përfshirë edhe shefin Parag Agrawal, thuhet se janë shkarkuar, shkruan BBC.
Twitter nuk e ka konfirmuar ende blerjen, por një investitor i hershëm në kompani ka thënë se marrëveshja është kompletuar.