Elon Musk ka shkruar një faqe të re në historinë financiare, duke u bërë personi i parë në botë që arrin pasurinë neto prej 500 miliardë dollarësh, sipas indeksit të miliarderëve të Forbes.
Ky rekord i jashtëzakonshëm është nxitur nga rikuperimi i aksioneve të Tesla-s, rritja e vlerësimeve për kompaninë hapësinore SpaceX dhe zhvillimet pozitive rreth start-up-it të tij të inteligjencës artificiale, xAI.
Këtë vit, aksionet e Tesla-s janë rritur mbi 14%, ndërsa pasuria e Muskut është shtuar me më shumë se 6 miliardë dollarë në ditët e fundit.
Vendimi i Muskut për t’u distancuar nga angazhimet dhe për t’u fokusuar plotësisht në bizneset e tij ka rritur besimin e investitorëve.
Ai gjithashtu bleu aksione shtesë të Tesla-s me vlerë rreth 1 miliard dollarë, duke treguar besim të plotë në zhvillimin e kompanisë drejt teknologjive të reja si inteligjenca artificiale dhe robotika, raporton Sky News.
Aktualisht, start-up-i xAI vlerësohet në 75 miliardë dollarë, ndërsa SpaceX pritet të arrijë një vlerë rekord prej 400 miliardë dollarësh në raundet e ardhshme të financimit.
Në renditjen e Forbes, pas Muskut renditet Larry Ellison i Oracle, me një pasuri prej rreth 350 miliardë dollarësh. /A.Z/UBT News/