Deputeteja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në seancën e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për menaxhimin e pandemisë COVID 19, në deklarimet jashtë rendit të ditës ka kërkuar nga deputetja Adelina Grainca që t’i kthejë mandatin PDK-së.
“Nuk kujtoj që dikush nga PDK ka ofenduar ndonjëherë zonjën Grainca. Hapësirën e keni pasur këtu. Ndërsa, ne kërkojmë mandatin e vjedhur nga votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ajo.
Hoxha tha se grafitet linçuese e seksiste janë trashëgimi dhe sjellje e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, duke kujtuar sulmet e fundit ndaj Valdete Dakës dhe dhunën e ushtruar nga aktivistët e kësaj partie ndaj ambasadores së SHBA-ve, Tracey Jackobson.