Inxhinieria e IT-së, Elita Hajrizi ishte pjesëmarrëse në samitin e njohur të teknologjisë, i cili mbahet në Lisbona të Portugalisë, “Web Summit 2023”, ku ka ofruar njohuritë, përvojën dhe angazhimin e saj si vullnetare.
Elita Hajrizi ka sjellë në këtë forum njohuri të avancuara në fushën e inxhinierisë së IT-së dhe ka ndarë eksperiencën e saj në zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të fundit. Ajo ka shkëmbyer, ka marr informacione dhe është socializuar me pjesëmarrës nga e gjithë bota, si dhe ka përfituar përvojën për t’a sjellur këtë samit në një të ardhme edhe në Kosovë.
“Ka qenë një mundësi e mirë për të parë nga afër se si organizohet një ngjarje e tillë, e cila këtë vit ka bashkuar rreth 70 mijë pjesëmarrës. Gjithashtu, përvoja e fituar në këtë ngjarje është një mundësi për të menduar që të realizohet e njëjta edhe në Kosovë”, ka thënë Hajrizi.
Pjesëmarrja e Elita Hajrizi në “Web Summit 2023” është një shembull i përkushtimit të profesionistëve të fushës së IT-së nga UBT në shpërndarjen e njohurive dhe përfaqësimin e një standardi të lartë në skenën ndërkombëtare.
Kjo ngjarje ka mundësuar shkëmbimin e ideve, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe njohjen e arritjeve të inxhinierisë së IT-së në nivel global. Përfaqësimi i Elita Hajrizi ka rritur profilin e UBT dhe ka theksuar rolin e saj si një universitet i cili promovon dhe kontribuon në fushën e teknologjisë në skenën botërore.