UBT News

Elezi: Deri më tani janë rinumëruar 337 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të 552 vendvotimeve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi konfirmoi se deri më tani janë rinumëruar 337 vendvotime apo rreth 70% nga 552 sa kishte marrë vendim KQZ-ja që të rinumëroheshin.

“KQZ po punon maksimalisht për të përmbyllur sa më shpejtë aktivitetet me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 14 shkurtit”, theksoi Elezi.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 14 shkurt./UBTNews

Exit mobile version