Një turist u shkel për vdekje nga një elefant në një park kombëtar në Ugandë pasi doli nga makina me të cilën po udhëtonte.
I ndjeri, një shtetas saudit, po kalonte përmes Parkut Kombëtar Murchison Falls në qytetin Arua me kolegët kur ata u ndalën për të pushuar.
Një tufë elefantësh shkoi kundër tyre dhe i ndjeri, i cili ishte larguar paksa nga automjeti, nuk mundi të shpëtonte.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, por u raportua gjerësisht të mërkurën.
Autoritetet e parkut konfirmuan incidentin dhe thanë se hetimet ishin në vazhdim. Ata thanë se po merren masa për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla.
Sulmet e kafshëve nuk janë të rrala në parqet e Ugandës./UBTNews/