Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme ka shkuar në Veri, saktësisht në Zveçan dhe Zubin Potok.
Bashkë me nënkryetarin e komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi vizituan zyrën e gjendjes civile, kurse në Zubin Potok shkuan në shkollën në fshatin Çabër.
“Me nënkryetarin e komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, vizituam zyrën e gjendjes civile dhe u njoftuam nga afër për procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Me zëvendëskryesuesin e komunës së Zubin Potokut, Vedat Mehmeti vizituam shkollën në fshatin Çabër”, ka shkruar Krasniqi.