UBT News

Ekzistojnë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe kjo është arsyeja

Rezulton se ekzistojnë vetëm katër ngjyra kryesore të pasaportave në botë dhe secili vend ka arsyet e veta për të zgjedhur një nga këto ngjyra për kopertinën, shkruan Bright Side, përcjell UBT News.

Këtu janë katër ngjyrat dhe specifikat e tyre:

E kuqe

Kjo është ngjyra më e zakonshme. Pasaportat me kopertinë të kuqe shpesh zgjidhen nga vendet me një sistem historik ose aktual komunist. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, Rumanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Kroacisë, përdorin gjithashtu pasaporta të ngjyrës burgundy dhe nuancave të tjera të së kuqes.

Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ndryshuan ngjyrën e pasaportave të tyre në të kuqe disa vite më parë. Bolivia, Kolumbia, Ekuador dhe Peru kanë gjithashtu pasaporta të kuqe.

E kaltër

Kjo është ngjyra tjetër më e zakonshme. Kopertina e kaltër simbolizon “botën e re”.

15 vende të Karaibeve kanë pasaporta blu. Brenda bllokut të vendeve të Amerikës së Jugut, kopertina e kaltër e pasaportës simbolizon lidhjen me Mercosur – një sindikatë. Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin. Venezuela është përjashtim këtu: ajo gjithashtu i përket sindikatës, por qytetarët e saj kanë pasaporta të kuqe. Pasaportat e qytetarëve amerikanë u ndryshuan në të kaltër në vitin 1976.

E gjelbër

Shumica e vendeve myslimane kanë pasaporta jeshile. Këto vende përfshijnë Marokun, Arabinë Saudite dhe Pakistanin. E gjelbra konsiderohet si ngjyra e preferuar e profetit Muhamed dhe është një simbol i natyrës dhe jetës, transmeton UBT News.

Qytetarët e disa vendeve të Afrikës Perëndimore – për shembull, Burkina Faso, Nigeria, Nigeri, Bregu i Fildishtë dhe Senegali – gjithashtu kanë dokumente udhëtimi me nuanca të ndryshme të ngjyrës së gjelbër.

E zezë

Pasaportat më të rralla janë ato me kopertina të zeza. Këto mund të gjenden në mesin e qytetarëve të disa vendeve afrikane – Botsvana, Zambia, Burundi, Gaboni, Angola, Çadi, Kongo, Malavi dhe të tjerë. Qytetarët e Zelandës së Re kanë gjithashtu pasaporta të zeza, sepse ajo është ngjyra kombëtare e vendit./UBTNews/

Exit mobile version