Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot kanë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 eurove për të gjithë pensionmarrësit.
“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim: Pensionistët e moshës, Kategoritë e luftës, Pensionet për aftësi të kufizuara, Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, ka shkruar Murati.
Shtesat prej 100 eurove për fëmijë ende nuk janë ekzekutuar.