UBT News

Ekzekutohen pagat shtesë për personelin shëndetësor

Janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në Facebook.

“Për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”, shkroi ai mes tjerash.

Zemaj shprehu falënderimin ndaj kryeministrit Hoti dhe Qeverisë për trajtimin me prioritet të kësaj çështjeje, njëherësh shprehu respektin e thellë për punën e mjekëve në shërbim pacientëve dhe do të vazhdojë t’ju mbështes dhe krijojë mundësi për punë sa më efektive./UBTNews

Exit mobile version