Rusia ka arrestuar shefi ekzekutiv të një kompania ruse lider në siguri kibernetike duke e akuzuar për tradhti raportuan agjencitë lokale të lajmeve.
Ilya Sachkov, themelues dhe CEO i Group-IB, u arrestua javën e kaluar dhe do të qëndrojë në paraburgim për 2 muaj. Agjencitë ligjzbatuese kontrolluan zyrat e firmës së tij në Moskë.
Ai akuzohet për vjedhje të sekreteve shtetërore, por nuk u dhanë detaje se për çfarë informacionesh bëhet fjalë. Group-IB heton krimet teknologjike dhe mashtrimin online dhe ka shumë klientë të huaj nga banka, tek kompani energjetike, operatorë telekomunikacioni e madje edhe Intelpol.
Sachkov mohoi akuzat se ka punuar me një agjenci të huaj të inteligjencës dhe dëmtuar interesat kombëtare të Rusisë.
Tradhtia në ligjin Rus dënohet me 20 vite burgim. Detajet e rasteve të tilla nuk bëhen kurrë publike duke qenë se përmbajnë informacione të klasifikuara./PCWorldAlbanian