UBT News

Ekuadori i konsideron bandat e drogës ‘grupe terroriste’ pas sulmit të drejtpërdrejtë televiziv

Pas rritjes së dhunës, presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa lëshoi të martën një dekret të rishikuar i cili shpall 20 bandat e drogës si grupe terroriste. Presidenti autorizoi edhe ushtrinë që t’i “neutralizojë” ato “brenda kufijve të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Vendi është zhytur në kaos pasi kreu i bandës më famëkeqe dhe bosi i drogës, Adolfo Macías, u arratis nga burgu të dielën. Ai do të transferohej në një strukturë të sigurisë maksimale atë ditë. Megjithatë vendndodhja e tij nuk dihet.

Të hënën, Noboa shpalli gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore në përgjigje të një vale sulmesh brenda dhe jashtë burgjeve që kanë lënë të vrarë policinë dhe rojet e burgut.

Më pas, të martën, pati një sërë incidentesh të dhunshme, përfshirë edhe atë kur persona të maskuar hynë gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në një kanal televiziv publik duke mbajtur armë dhe eksplozivë. Kjo e shtyu presidentin të rishikonte dekretin e tij fillestar duke njohur një “konflikt të armatosur të brendshëm” dhe duke identifikuar bandat si grupe terroriste./UBTNews/

Exit mobile version