Grupet indigjene në Ekuador dolën në rrugë të hënën, duke protestuar kundër politikave ekonomike të qeverisë.
Protestuesit bllokuan rrugët në provincat Çimbarozo, Cotopaxi, Pastaza, Napo dhe Tungurahua, sipas mediave lokale.
Leonidas Iza, president i Konfederatës së Kombësive Indigjene të Ekuadorit (Conaie), tha se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ata do të nisin grevë kombëtare. Sipas tij, ata i kanë drejtuar dhjetë kërkesa Qeverisë.
“Dëshirat e njerëzve, jo të FMN-së, duhet të plotësohen”, tha ai, duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Aktivistët thanë se do të heqin dorë nga protestat nëse presidenti Guillermo Lasso u përgjigjet kërkesave të tyre.
Mbi 53 organizata joqeveritare nga sektorë të ndryshëm morën pjesë në protesta. Në Ekuador, i cili u përball me krizë sociale serioze ekonomike vitet e fundit, Qeveria thotë që reformat financiare janë të domosdoshme për të ringjallur ekonominë për shkak të borxhit të FMN-së./UBTNews/