Policia riktheu kontrollin e një burgu në Ekuador të enjten, ku trazirat lanë të vdekur të paktën 118 të burgosur, transmeton UBT News.
Disa prej viktimave iu pre koka, ndërsa bandat rivale të drogës shkuan të armatosur me armë dhe granata.
Të paktën dy oficerë u plagosën kur të burgosurit të cilët ishin të armatosur, sulmuan policinë e dërguar për të rimarrë kontrollin e objektit.
86 të burgosur kanë mbetur të plagosur, sipas zyrtarëve në Ekuador, ku gjashtë prej tyre janë ende në gjendje kritike.
Mediat lokale kanë raportuar se ka të ngjarë që vrasjet brutale të jenë urdhëruar nga jashtë burgut, kështu duke pasqyruar një luftë për pushtet midis karteleve meksikane që po zhvillohen aktualisht në Ekuador./UBTNews