UBT News

Ekstradohen nga Gjermania 2 shqiptarë të dënuar për vrasje dhe trafik klandestinësh

Njëri prej të arrestuarve është shtetasi Florind Shabani, 40 vjeç, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Roland Rexhepi në vitin 2009, në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Po nga Interpol Tirana është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Shpëtim Kiri, 63 vjeç.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “Garantuesit”, zhvilluar në vitin 2018, në DVP Shkodër, ku pas dokumentimit me prova ligjore u arrestuan 9 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020, e ka dënuar me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kryer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Exit mobile version