UBT News

Ekspozohen pajisjet dhe njësitet policore në Prishtinë

Në 24-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, është bërë ekspozimi i pajisjeve dhe njësiteve policore në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Skënderbeu”.

Në të gjitha stacionet policore nga ora 10:00 do të aplikohet “Porta e hapur”, ku qytetarët e interesuar mund t’i vizitojnë ato.

Në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.

Në ceremoninë zyrtare pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.

Exit mobile version