UBT News

Eksportet e grurit ukrainas kanë rënë me 32%

Eksportet e grurit të Ukrainës janë ulur në pothuajse 13.4 milionë ton në sezonin 2022-2023 – nga 19.7 milionë ton në të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Eksportet kanë rënë që nga pushtimi rus në muajin shkurt, për shkak të mbylljes së porteve në Detin e Zi, që çuan në rritjen e çmimeve globale të ushqimit.

Tre porte ukrainase u zhbllokuan në fund të muajit korrik sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, që u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia./UBTNews/

Exit mobile version