UBT News

Eksperti ndërkombëtar, Yehuda Hamovitz, zhvilloi ligjëratë tematike për studentët e UBT-së

Eksperti dhe konsulenti i vlerësuar ndërkombëtarisht për menaxhimin ekzekutiv, hartimin e strategjisë dhe zgjidhjen e krizave, Dr. Yehuda Hamovitz, ka zhvilluar një ligjëratë tematike për studentët dhe profesorët e UBT-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan.

Në këtë ligjëratë eksperti, Dr. Yehuda Hamovitz, ka diskutuar rreth Modemit (Master of Decision Making), një model i avancuar holistik i aftësive të vendimmarrjes menaxheriale.

Sipas Hamovitz, marrja e vendimeve është intelektualiteti më i shpeshtë dhe aktivitet emocional që bëjmë të gjithë gjatë jetës sonë, si dhe vendimmarrja më e mirë çon në përmirësimin e cilësinë e jetës sonë, qoftë personale apo profesionale.

Hamovitz është profesor i menaxhimit dhe një prej folësve më të kërkuar në forume profesionale ndërkombëtare. Ai ka aftësi të larta në menaxhim dhe strategji, duke udhëhequr procese të gjera menaxheriale dhe profesionale, e me të cilin studentët patën mundësi të dëgjojnë dhe mësojnë nga përvojat dhe ekspertiza e tij.

Exit mobile version