Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, kanë zhvilluar një ligjëratë tematike me Merkur Beqiri, i cili ka përvojë në menaxhimin e projekteve nga viti 1997 dhe aktualisht është duke kontribuar në një projekt të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) me refugjatët ukrainas.
Në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Projekteve”, me profesoreshën Gonxhe Beqiri, studentët patën mundësi të dëgjojnë dhe të mësojnë shumë gjëra të reja nga përvoja e Merkur Beqirit, i cili njëherit u tregoi për menaxhimin e projekteve.
Ndër të tjera, studentët u njoftuan edhe me sfidat që mund të krijohen gjatë menaxhimit të projekteve, si dhe përfitimet dhe informatat se çfarë e bëjnë një projekt të suksesshëm ose jo.
Ligjëratat e tilla që zhvillohen në kuadër të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, kanë për qëllim që studentët të thellojnë njohuritë e tyre rreth profesionit si dhe të dëgjojnë dhe të mësojnë nga përvoja e profesionistëve.