Një studim i ri në SHBA ka ngritur shqetësime serioze për cilësinë e ujit të pijshëm, duke zbuluar se ky ujë mund të përmbajë kimikate të lidhura me kancerin. Hulumtimi i kryer nga studiues kalifornianë ka analizuar qindra mostra uji për të vlerësuar nivelin e ndotjes dhe ka gjetur përbërës toksikë që rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve.
Studimi përfshiu 603 mostra uji nga rubineti dhe 100 mostra nga uji në shishe në Zonën e Gjirit të San Franciskos. Rezultatet kanë treguar se të tre llojet e ujit të pijshëm përmbajnë rreziqe të mundshme për shëndetin. Kryesisht, shqetësimet janë të lidhura me praninë e ‘trihalometaneve’ (THMs), nënprodukte të krijuara gjatë procesit të dezinfektimit të ujit me klor.
Trihalometanet janë kimikate që mund të shkaktojnë një sërë efektesh negative për shëndetin. Ekspozimi i gjatë ndaj këtyre substancave është i lidhur me një rrezik të rritur të kancerit, si dhe potencial për dëmtim të veshkave dhe mëlçisë. Ndërsa trajtimi me klor ka përfitime të rëndësishme për shëndetin publik duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve, shqetësimet për THMs nxjerrin në pah nevojën për të shqyrtuar më thellë metodat e trajtimit të ujit dhe për të marrë masa për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve./UBTNews/