Ekspertët ukrainas janë duke punuar në vendin ku ndodhi sulmi raketor në Poloni si pasojë e të cilit mbetën të vdekur dy persona të martën, njoftoi një ministër i lartë i Qeverisë.
“Ekspertët ukrainas tashmë janë duke punuar në vendin ku ndodhi tragjedia në Przewodów që u shkaktua nga terrori raketor rus kundër Ukrainës”, njoftoi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba përmes një postimi në Twitter.
“Jam shumë falënderues ndaj palës polake që iu dha qasje. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në mënyrë të hapur dhe konstruktive, ashtu edhe siç veprojnë miqtë më të afërt”, shkroi ai tutje.
Udhëheqësit e Polonisë dhe NATO-s thanë se raketa që ra në fshatin polak të Przewodowut mund të jetë hedhur nga forcat ukrainase për t’u mbrojtur nga një valë sulmesh ruse./UBTNews/