UBT News

Ekspertët tregojnë pse natyra e forcon përqendrimin

Shkencëtarët e kanë të vështirë të shpjegojnë pse një shëtitje e thjeshtë në natyrë duket se shëron shpejt trurin e lodhur nga stresi dhe teknologjia.

“Po shtohet gjithnjë e më shumë dëshmia se diçka tek ecja në natyrë po i bën përqendrimit tonë”, tha Gloria Mark, profesoreshë e informatikës në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, për The New York Times.

Ajo ka shtuar se kjo mbetet ende vetëm teori. “Nuk e dimë nëse ky është shpjegimi i vërtetë i asaj që po ndodh”, ka thënë ajo.

Ky fenomen lidhet me “teoria e restaurimit të përqendrimit”, e zhvilluar në vitet ’80. Përqendrimi i njerëzve është burim i kufizuar që duhet “rimbushur”, dhe natyra e bën këtë më mirë se çdo ambient tjetër.

Një eksperiment i 2008 me studentë të Universitetit të Miçiganit ka treguar se ata që shëtitën në  park të mbushur me drunj përmirësuan rezultatet e testeve të kujtesës dhe përqendrimit apo vëmendjes me pothuajse 20 për qind, në krahasim me ata që shëtitën nëpër rrugë të qytetit. Kur grupet ndërruan vendet, efekti u përsërit.

“Nuk ishte e nevojshme as të të pëlqente apo të shijoje shëtitjen për të pasur këto përfitime në aftësitë njohëse”, ka thënë Marc Berman, profesor i psikologjisë në Universitetin e Çikagos, për NYT.

Natyra është “fascinuese në mënyrë të butë”, duke tërhequr vëmendje. Qyteti, është i ngarkuar me zhurmë, vijëzime e struktura që imponohen. Berman tha se janë elemente konkrete si vijat e buta, format e harkuara e modelet e përsëritura, që i japin trurit pushim.

“Kjo mund t’i lejojë trurit tonë të pushojë, dhe ndoshta prandaj i shohim këto përfitime”, ka thënë ai.

Një hulumtim me gjurmim të syrit tregoi se njerëzit kishin më pak lëvizje të syrit kur shikonin pamje nga natyra, krahasuar me ato urbane.

Një eksperiment tjetër, i udhëhequr nga Amy McDonnell në Universitetin e Utah, përdori skanime EEG të aktivitetit të trurit e tregoi se pas shëtitjes në natyrë, truri pushonte më shumë e rikthehej me aktivitet më të madh kur pjesëmarrësit kryenin detyra që kërkonin përqendrim.

Megjithatë, shkencëtarët pranojnë se ende nuk ka përgjigje të qartë.

“Shkenca mund të duket pak e mjegullt”, ka thënë McDonnell, duke shtuar se ndoshta nuk ka diçka “magjike” te natyra, por thjesht ndryshimi i ambientit na ndihmon.

Exit mobile version