UBT News

Ekspertët shpjegojnë si të reduktohet dhimbja e mesit

Dhimbja e mesit është një problem që çdo i rritur do të përjetojë një herë në jetë, dhe për miliona njerëz në mbarë botën ajo mund të bëhet e vazhdueshme dhe kufizuese.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 600 milionë të rritur vuajnë nga ndonjë formë dhimbjeje në shpinë, duke e bërë atë shkakun kryesor të paaftësisë në nivel global. Të dhënat e fundit dhe disa ushtrime të thjeshta, të mbështetura shkencërisht, ofrojnë mundësi për menaxhimin dhe parandalimin e dhimbjes, duke përmirësuar lëvizshmërinë dhe forcën e shtyllës kurrizore.

Një kirurg ortoped tregon tre kategori kryesore ushtrimesh që ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes së mesit: shtrirjet, forcimi i trungut e aktiviteti aerobik.

Shumica e dhimbjeve të mesit, përveç rasteve të hernieve diskale, shkaktohen nga tensioni në indet e buta. Rreth 8 nga 10 raste lidhen me muskujt e vegjël të shpinës të tendosur ose të irrituar. Në këto situata, pushimi i tepërt nuk ndihmon; lëvizjet e buta janë çelësi i rikuperimit.

Shtrirjet e frymëzuara nga joga, si “maca-lopa” (cat-cow), pozicioni i fëmijës (child’s pose), ulin ngurtësinë e rrisin lëvizshmërinë e shtyllës kurrizore.

Ushtrimet për forcimin e trungut stabilizojnë shtyllën kurrizore dhe zvogëlojnë ngarkesën mbi mesit. Ushtrime si “ura” (bridge) dhe “plank” forcojnë muskujt mbështetës dhe përmirësojnë qëndrimin. Këto ushtrime duhet kryer gradualisht, duke rritur kohëzgjatjen dhe intensitetin në mënyrë të kontrolluar.

Aktivitetet aerobike përmirësojnë qarkullimin e gjakut, forcojnë muskujt mbështetës dhe parandalojnë ngurtësimin. Ecja, noti ose makineritë eliptike janë shembuj të aktivitetit që mbajnë trupin aktiv pa e mbingarkuar.

Studimet tregojnë se aktiviteti aerobik i rregullt ul ndjeshëm rrezikun e dhimbjes kronike të mesit.

Nëse dhimbja vazhdon gjatë, shoqërohet me temperaturë, humbje peshe, fryrje të pazakontë ose përkeqësohet natën, duhet të kërkohet ndihmë mjekësore.

Në raste të rralla, dhimbja e mesit mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze, përfshirë tumoret ose llojet e rralla të kancerit, ndaj vëmendja është thelbësore. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Exit mobile version