Sipas një raporti të lëshuar sot, ekspertët paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të kryejnë deri në 200 milion testime çdo muaj.
Raporti nga Rockefeller Foundation dhe The Duke-Margolis Center for Health Policy thotë se sa më shumë testime të bëhen aq më mirë do jetë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta. “Analiza jonë tregon se SHBA ka të ngjarë të ketë nevojë për një numër të lartë të testimeve për covid-19 deri në vitin 2021”, thuhet në raport.
Ekspertët thanë se kjo kërkesë do bëhet për shkak të rihapjes së shkollave dhe universiteteve.
“Më pak se 30 milion teste për covid-19 raportohen tani për çdo muaj, por edhe nëse nivelet e infeksionit bien, testimi i nevojshëm vetëm në shkolla dhe shtëpinë e pleqëve tejkalon të gjitha kapacietet e vendit”, thuhet tutje në raport.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, në 24 orët e fundit SHBA shënoi mbi 26,000 raste të reja dhe 434 viktima