Ekonomistët gjermanë presin që çmimet e konsumit të rriten me 3 për qind këtë vit, rritja më e lartë në gati 30 vjet.
Për vitin e ardhshëm, ekonomistët në institutin “Ifo” të Mynihut presin një normë inflacioni midis 2 dhe 2,5 për qind, njoftoi organizata sot, raporton ATSh.
Sipas ekonomistëve ifo, inflacioni relativisht i lartë këtë vit është kryesisht për shkak të masave të marra gjatë krizës së COVID-19.
Hera e fundit që Zyra Federale e Statistikave llogariti një normë inflacioni prej mbi 3 për qind ishte në 1993, kur çmimet u rritën me 4,5 për qind.