UBT News

Ekspertët e OKB-së gjejnë dëshmi të krimeve të luftës në Ukrainë

Një grup ekspertësh i Kombeve të Bashkuara që po hetojnë shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera në Ukrainë gjatë shtatë muajve që nga pushtimi i Rusisë, thanë të premten se kanë gjetur dëshmi të krimeve të luftës.

Ekspertët nga Komisioni Hetimor për Ukrainën, i mandatuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në fillim të këtij viti, janë fokusuar deri më tani në katër rajone – Kiev, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy.

Komisioni vizitoi 27 vende dhe bisedoi me 150 viktima dhe dëshmitarë në kuadër të hetimit të tyre. Viktimat përshkruan tmerrin që përjetuan teksa po qëndronin në qendrat ruse të paraburgimit.

“Bazuar në provat e mbledhura, komisioni ka arritur në përfundimin se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë”, tha Erik Møse, Kryetari i Komisionit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut./UBTNews/

Exit mobile version