Pas aprovimit të aplikacionit nga ana e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ekspertë ndërkombëtarë të angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim po bëjnë vlerësimin e UBT-së në nivel institucional.
UBT që nga akreditimi i fundit institucional, ka pasur progres të madh në të gjitha fushat, programe të reja, infrastrukturë të re e moderne, punësime të reja e marrëveshja e bashkëpunime me universitete, institucione e parqe teknologjike nga vende të ndryshme të botës.
Gjatë kësaj periudhe UBT në disa rangime ndërkombëtare është ranguar lartë për arritjet e saj krahas universiteteve të njohura e prestigjioze ndërkombëtare.
Procesi i sotëm i vlerësimit është një cikël i rregullt të cilit i nënshtrohen bartësit e arsimit të lartë në Kosovë sipas legjislacionit në fuqi.