Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Stomatologji në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022” edicionin e sivjetshëm e nisi me ligjërata nga ekspertë shëndetësorë nga vendi dhe bota.
Hapjen e kësaj akademie e bëri prodekanja për shkencë, Prof. Dr. Nexhmije Ajeti, teksa u shtjelluan tema të ndryshme nga stomatologjia preventive, ku kishte ligjërues të shumtë, si: Prof. Dr. Agim Begzati, Rina Demjaha, neurologe dhe PhD kandidat në Universitetin e Grazit, Rina Prokshi, specialiste e Pedodoncisë dhe PhD kandidate në Universitetin e Shkupit, Mirlinda Sopi, PhD, si dhe Fidaim Gashi, stomatolog nga Finlanda.
Në kuadër të kësaj akademie u ligjëruan edhe tema rreth kirurgjisë orale dhe maxillofaciale dhe endolovers, ku kishte folës të shumtë, si: doktor Genc Zenunaj, i cili punon dhe vepron në Holandë si anëtar i “TRIAdontics Dental Academy” në Amsterdam, profesori Sinan Rusinovci, Besart Konditrolli, specialist i endodoncionit, si dhe Getoar Hoxha endolover dhe specializant i kirurgjisë orale.
Kjo akademi u karakterizua edhe me pjesëmarrjen e profesorëve dhe doktorëve, si: Migjen Demjaha, Genc Qilerxhiu, Mimoza Selmani, Pasionare Xharra – Budima, Donjeta Millaku, me të cilët u organizua një diskutim i hapur rreth ortopedisë së nofullave.
Njashtu, në kuadër të akademisë u organizua edhe një diskutim virtual me ekspertë të shumtë të fushës së stomatologjisë, si: Valon Sadiku, psikolog klinik i fëmijëve, Dafina Doberdoli nga Universiteti Indiana në ShBA, Prof. Dr. Heikki Tala nga Finlanda, Budima Pejkovska PHD pranë Universitetit Cyriland Methodius në Shkup të Maqedonisë së Veriut, si dhe prezantues nga fusha e industrisë nga Finlanda, gjegjësisht Kompania e Promocionit të Shëndetit Oral ” DENTVIEË”.
Këtë edicion e karakterizuan një numër i madh i pjesëmarrësve, të cilët ishin të interesuar për të përfituar dhe përforcuar njohuritë e tyre rreth fushës, por edhe pjesëmarrja aktive e studentëve: Nart Ajeti, Hana Berisha, Aulona Shala, Diona Panxhaj, Ferdije Brahimi, Zlata Koçan si dhe Arda Pagarizi, të cilët prezantuan hulumtimet e tyre.