Vendet e huaja e filluantë hënën me evakuime furishme të qytetarëve të tyre nga Sudani i shkatërruar nga kaosi, ku luftimet e ashpra u ndezën për të dhjetën ditë mes forcave besnike të dy gjeneralëve rivalë.
Ndërsa ushtria dhe forcat paraushtarake u përleshën përsëri në Khartoum dhe në të gjithë vendin, sudanezët e tmerruar kanë duruar mungesa akute të ujit, ushqimit, ilaçeve dhe karburantit, si dhe ndërprerjet e energjisë dhe internetit, tha OKB.
Të paktën 427 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 3,700 janë plagosur, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara, të cilat gjithashtu raportuan se civilët sudanezë “ikën nga zonat e prekura nga luftimet, duke përfshirë në Çad, Egjipt dhe Sudanin e Jugut”.
“Morgjet janë plot, kufomat mbushin rrugët” dhe spitalet e mbingarkuara shpesh duhet të ndalojnë operacionet për arsye sigurie, tha Dr Attiya Abdallah, kreu i sindikatës së mjekëve./UBTNews/