Filmi më i ri ‘Pasaporta’ nga regjisori Eduart Grishaj vjen me premierë edhe në Prishtinë. Në rolet kryesore luajnë Kaona Sylejmani dhe Indri Shiroka të cilit ishin të pranishëm në këtë event.
Para mikrofonit të ‘n’Ritëm’ me autore dhe moderatore Albina Zeneli ishte Edi i cili u shpreh i kënaqur se si audienca në Kosovë e mirëpriti dhe e përqafoi projektin e tij të ri.
‘Bëra shumë audicione dhe nuk ma merrte mendja që Kaona do të i’a kalonte mamit të saj, Adriana Matoshi. Puna me kastin e aktorëve ka qenë jashtëzakonisht e mirë, vështirësia e vetme ishte që Meksika nuk e njeh pasaportën e Kosovës’, rrëfeu Grishaj i cili renditi arsyet se pse shikuesit duhet të vijnë për ta parë ‘Pasaporta’.
Indri Shiroka, luan rolin e Edonit e për ‘n’Ritëm’ u shpreh se sfiduese për të ka qenë gjuha shqipe dhe dialekti i Kosovës sepse ai jeton
prej kohësh në Itali e për më tepër është hera e tij e parë që vjen në Kosovë e ky vend i la përshtypje të hatashme.
Përndryshe, ky film i zhanrit dramë-romancë trajton dy personazhe që duan ta kalojnë kufirin ilegalisht, e pastaj njoftohen dhe duhet të shtiren si çift, por përfundojnë të dashuruar.
Radio Campus vazhdon të udhëhiqet nga një staf profesional, të cilët, synim kryesor kanë dhënien e informacioneve të sakta, të shpejta dhe edukative.
Atë mund ta dëgjoni në frekuencën 100.7 FM. /UBT News/
Pjesë nga intervista: https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/979172227598514