Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot ka emëruar Ekrem Hysenajn në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
“Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102, Ligjin nr.04/L-115, Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi”, thuhet në njoftim.
Pasi të përfundojë detyrën e u.d. të drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas akt-emërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.
Vendimi hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK-ja për zbatimin e tij.