UBT News

Ekranet e palosshme të Samsung drejt një klienti nga SHBA, iPhone Fold në horizont?

Sipas thashethemeve që qarkullojnë, Apple mund të sjellë vitin e ardhshëm një iPhone të palosshëm, i cili aktualisht njihet si iPhone Fold.

Ky model pritet të përfshijë një panel fleksibël OLED, të prodhuar nga Samsung Display, raportojnë mediat.

Lee Cheong, president i Samsung Display, ka konfirmuar prodhimin masiv të paneleve OLED për telefonat e palosshëm, të cilët do t’i dërgohen një klienti nga Amerika e Veriut.

Megjithëse emri i kompanisë nuk është bërë publik nga Cheong, burimet e shumta sugjerojnë se bëhet fjalë për Apple.

Sipas përfoljeve, iPhone Fold mund të ketë një ekran të jashtëm 5.5 inç dhe një ekran të brendshëm 7.8 inç, i cili paloset. Telefoni pritet të përdorë një sensor Touch ID të vendosur anash, në vend të Face ID.

Nëse këto thashetheme rezultojnë të sakta, telefoni mund të prezantohet në shtator 2026, së bashku me serinë e re iPhone 18, edhe pse data mund të ndryshojë. Çmimi fillestar pritet të jetë mbi 2,000 dollarë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version