UBT News

Ekonomia ruse do të tkurret me 18% deri në vitin 2023

Ekspertët globalë të bankave besojnë se ekonomia e Rusisë do të tkurret 15% deri në fund të vitit – dhe 3% të tjera në 2023 – për shkak të sanksioneve perëndimore, që përfshin një eksod masiv të kompanive dhe një kolaps të eksporteve.

Shifrat mund të jenë edhe më të këqija nëse Evropa largohet plotësisht nga energjia ruse, paralajmëroi Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF).

Në një raport për efektet e luftës në financat e Rusisë, IFF tha se masat e vendosura ndaj Moskës nga Mbretëria e Bashkuar, BE dhe SHBA vetëm do të zgjerohen dhe shtrëngohen në muajt e ardhshëm.

Ata tashmë kanë shkaktuar “shpërbërjen e plotë të 30 viteve të investimeve” për Rusinë, tha Elina Ribakova, zëvendës kryeekonomistja e IIF./UBTNews/

Exit mobile version