Ekonomia e Indisë ka shënuar rritjen më të lartë në tre muajt e fundit, prej kur ka filluar vala e dytë e COVID-19.
Masat kufizuese kanë lejuar që të ketë aktivitet ekonomik më shumë në krahasim me bllokimin e parë që e pati vendi në vitin 2020.
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 20.1 përqind për tremujorin prill – qershor në krahasim me një vit më parë.
Gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ekonomia indiane u zvogëlua për 24 përqind.
Shefi kryesor i ekonomisë në qeverinë indiane, KV Subramanian, ka folur për investimet private dhe shpenzimet e konsumatorit për të ndihmuar në rritjen e të ashtuquajturit rimëkëmbje ekonomike ‘në formë V’.
Prodhimi dhe ndërtimi gjithashtu nxitën rritjen e ekonomisë, sipas Ministrisë së Statistikave në Indi.
India ka qenë njëri nga shtetet më të goditura në botë sa i përket ekonomisë në kohën e pandemisë, shkruan BBC.