Lufta në Ukrainë, e shoqëruar me sanksionet kundër Rusisë, përbëjnë një kërcënim për ekonominë gjermane, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në një konferencë për media me mbretin jordanez, Abdullah II.
“Ne duhet të kuptojmë shumë mirë se kjo luftë në Ukrainë sjell edhe sfida për ne në lidhje me pasojat ekonomike të sanksioneve. Disa vende po shprehin shqetësime për sigurinë ushqimore për shkak të mungesës së dërgesave nga Rusia dhe Ukraina”, deklaroi Scholz të martën në Berlin.
Gjermania e ka ekonominë më të zhvilluar në Evropë.
Scholz dhe mbreti Abdullah dënuan luftën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin “të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake dhe të tërheqë trupat e tij pushtuese”. Scholz përsëriti gatishmërinë për bisedime për t’i dhënë fund luftës.
Instituti shënoi “rënien më të madhe të pritjeve ekonomike ndonjëherë” për Gjermaninë. ZEW filloi monitorimin e zhvillimit ekonomik të Gjermanisë në dhjetor të vitit 1991./UBTNews/