Gjermania do t’i shpëtojë për pak një recesioni këtë vit, tha qeveria të mërkurën, pasi ekonomia më e madhe e Evropës po i përballon më mirë se sa pritej pasojat e luftës në Ukrainë.
Fuqia industriale e Gjermanisë parashikohet të ketë rritje prej 0.2 për qind në vitin 2023, njoftoi ministria e ekonomisë në parashikimet e saj të fundit.
Gjatë muajit tetor, kur frika ishte e lartë për rritjen e kostove të energjisë pas luftës së Rusisë në Ukrainë, Berlini po përgatitej për një tkurrje prej 0.4 për qind në vitin 2023.
“Qeveria e ka shmangur krizën ekonomike”, u tha kancelari Olaf Scholz ligjvënësve në Berlin.
“Ne kemi treguar se për çfarë jemi të aftë”, tha ai tutje./UBTNews/