Ekonomia e Ukrainës ka pësuar goditje të madhe nga lufta pasi biznesi dhe tregtia po ngadalësohen në mënyrë dramatike në shumë zona të vendit.
Ministrja e Ekonomisë, Julia Svyrydenko thotë se PBB-ja (produkti i brendshëm bruto) i Ukrainës mund të tkurret me 30-35% këtë vit. Ajo i tha Reuters se viti 2023 mund të shohë disa nga këto humbje të rikthehen, me parashikime që variojnë nga një tkurrje e mëtejshme prej 0.5% në një zgjerim prej 15%.
Svyrydenko thotë se vendi ka marrë 12.7 miliardë dollarë mbështetje buxhetore ndërkombëtare që nga fillimi i luftës dhe pret 14 miliardë dollarë të tjerë deri në fund të vitit. Ajo tha se zyrtarët po përpilojnë parashikime para negociatave muajin e ardhshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një program të ri huadhënieje./UBTNews/