Studentët e Fakultetit të Psikologjisë, Anila Shala, Anjeza Gashi dhe Olti Gjonbalaj, si dhe nxënësja nga Gjimnazi UBT, Eda Palushi, të udhëhequr nga Prof. Ejona Icka, si pjesë e ekipit të IAYSP-së (International Association of Youth and Students for Peace) zhvilluan një takim konstruktiv me Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Qëllimi i takimit ishte realizimi i një marrëveshje në mes UBT-së dhe IAYSP-së.
Dy projekte të fituara nga UBT, njëri nga studentët e Fakultetit Psikologji dhe tjetri nga nxënësit e Gjimnazit UBT janë në fazën implementuese dhe në takim u prezantua ideja dhe mënyra e planifikimit të implementimit të tyre dhe se çfarë është punuar deri më tani.