UBT News

Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike shkon në centralin bërthamor të Zaporizhzhias

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka thënë se është rrugës për në centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia, i cili ka qenë target i sulmeve gjatë javëve të fundit. Grossi përmes një shkrimi në Twitter njoftoi se ekipi do të mbërrijë gjatë javës atje.

Grossi ka kërkuar prej muajsh që t’i mundësohet të vizitojë centralin, duke paralajmëruar “rrezikun real të një fatkeqësie bërthamore”.

Termocentrali Zaporizhzhia, i cili ka gjashtë nga reaktorët e Ukrainës, është pushtuar nga trupat ruse menjëherë pasi Moska filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, dhe që atëherë ka mbetur në vijën e frontit./UBTNews/

Exit mobile version