Ekipi Ndërkombëtar i Kërkimit dhe Shpëtimit i Gjermanisë (ISAR) ka përfunduar misionin e tij në rajonin e goditur nga tërmeti të Turqisë dhe do të kthehet në shtëpi të hënën, thuhet në një deklaratë.
“Ne nuk do t’i harrojmë njerëzit në zonën e fatkeqësisë”, njoftoi ISAR përmes një deklarate.
“Tani po shqyrtojmë se në cilat projekte mund të ndihmojmë shumë shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme”, thuhet tutje.
Gjermania dërgoi 50 ekspertë të rimëkëmbjes në Turqi të martën e kaluar, për të gjetur dhe shpëtuar viktimat. Gjermania pezulloi operacionet e shpëtimit dhe ndihmës të shtunën, duke përmendur shqetësimet e sigurisë në rajonin e Hatay, sipas një deklarate të lëshuar nga Agjencia Federale Gjermane për Ndihmën Teknike./UBTNews/