UBT News

Ekipet e specializuara të Policisë për mjetet e shpërthyeshme zbarkojnë në QKUK, zëdhënësi i Policisë jep detaje

Pak minuta më parë u raportua se ekipet e deminimit kanë arritur te oborri i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, meqë dyshohet për disa granata dore.

Zëdhënsii policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik.

Në lidhje me rastin, Borovci ka deklaruar se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

“Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, ka shtuar Borovci.

Exit mobile version