Presidenti Abdel Fattah El-Sisi shpalli tri ditë zie në Egjipt pas sulmit në spitalin Al-Ahli në Gaza, në të cilin qindra persona kanë mbetur të vdekur, konfirmoi zyra e presidentit të mërkurën.
“Presidenti Abdel Fattah El-Sisi vendosi të shpallë ditë zie në Republikën Arabe të Egjiptit për tri ditë, në nderim të jetës së viktimave të pafajshme të bombardimeve në spitalin Al-Ahli Baptist në Rripin e Gazës, dhe për të gjithë dëshmorët e popullit palestinez”, thuhet në njoftimin e presidencës./UBTNews/