Egjipti ka arritur marrëveshje për t’i blerë 20 milionë doza të vaksinës kineze, Sinopharm.
Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit njoftoi se 500 mijë doza të vaksinës pritet të arrijnë këtë muaj në Egjipt.
Egjipti tashmë ka pranuar 1.5 milion doza të vaksinave Sinopharm dhe AstraZeneca, dhe po synon ta përshpejtojë programin e vaksinimit.
Egjipti, me një popullsi prej 100 milionë banorësh, që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 213 mijë e 798 raste pozitive me COVID-19, e prej tyre 12 mijë e 600 persona kanë vdekur./UBTNews