UBT News

Egjipt: 18 fëmijë mes dhjetëra të vrarëve nga zjarri në kishë

Të paktën 18 fëmijë vdiqën në një zjarr që vrau dhjetëra besimtarë të mbledhur për meshën e mëngjesit të së dielës në një kishë në Giza, në Kajro, sipas dokumenteve spitalore të parë nga CNN.

Numri i të vdekurve është 41 dhe 14 të plagosur, tha Kisha Koptike e Egjiptit në një deklaratë, duke cituar zyrtarët shëndetësorë. Dokumentet e spitalit tregojnë se fëmijët ishin të moshës 3 deri në 16 vjeç.

Zjarri filloi rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale për shkak të një problemi teknik në katin e dytë të kishës, tha Ministria e Brendshme e Egjiptit. Kisha e vogël ndodhet në lagjen shumë të populluar Imbaba.

Shumica e vdekjeve dhe lëndimeve u shkaktuan nga tymi brenda klasave të kishës pas dështimit elektrik, tha ministria në një postim në Facebook.

Të paktën dy oficerë dhe tre anëtarë të shërbimit të mbrojtjes civile u plagosën duke iu përgjigjur zjarrit, tha ministria.

Zyrtarët e kishës gjithashtu besojnë se zjarri ishte aksidental, tha zëdhënësi i kishës, kryeprifti Moussa Ibrahim, duke shtuar se edhe një prift ishte në mesin e të vrarëve./UBTNews/

Exit mobile version