UBT News

Efektet negative dhe shenjat që jep trupi kur jeni të sëmurë nga tiroidja

Miliona njerëz në botë kalojnë jetën me sëmundje kronike për të cilat nuk janë në dijeni. Simptomat e këtyre problemeve shëndetësore mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme.

Bëhet fjalë për plogështinë, lodhjen, mungesën e përqendrimit, ankthin dhe simptoma të tjera.

Por këto simptoma nuk janë aspak normale, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org.

Këto simptoma janë tipike të njerëzve të prekur nga hipotiroidizmi.

Cilat janë funksionet e tiroides?

Tiroidja është një gjendër që sekreton hormone duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e organizmit.

Kur puna e tiroides ngadalësohet, në organizëm krijohet një efekt domino që prek stomakun, muskujt, trurin dhe zemrën.

Të dhënat tregojnë se 200 milionë njerëz në botë vuajnë nga një çrregullim i caktuar i tiroides.

Çrregullimet më të përhapura janë: hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, tumoret e të tjerë.

Në 50% të rasteve, këto çrregullime janë të padiagnostikuara, për shkak të mungesës së vizitës te mjeku.

Shenjat paralajmëruese kur tiroidja ka probleme:
1. Përtharja dhe enjtja e lëkurës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, simptoma të tilla janë më të ashpra sidomos në muajt e dimrit.

Ato shoqërohen me zverdhje të lëkurës, çarje të thembrave, kruarje të skalpit dhe ekzemë.

Prishjet e ekuilibrave hormonale dhe problemet e hipotiroidizmit apo hipertiroidizmit manifestohen menjëherë në lëkurë.

Këto simptoma janë më të përhapura tek gratë.

2. Mungesa e energjisë

Lodhja dhe mungesa e energjisë është një nga shenjat më të qarta të problemeve me tiroiden.

Përdorimi i duhanit, kafesë dhe sheqerit mund t’i përkeqësojë këto simptoma.

Njerëzit mund të ankohen se e kanë kokën të rëndë, humorin e keq dhe ndihen të lodhur.

Për të përmirësuar situatën, ata duhet të marrin mangan, vitamin B12, jod dhe zink.

3. Problemet me tretjen

Njerëzit e prekur nga problemet me tiroiden ankohen gjithmonë për problemet me tretjen.

Këtu përfshihen konstipacioni dhe diarea.

Konsipacioni vërehet tek njerëzit e prekur nga hipertiroidizmi, kur tiroidja prodhon shumë hormone ndërsa diarea tek rastet e hipotiroidizmit, kur prodhon pak hormone.

4. Luhatjet e peshës

Ritmi i metabolizmit tek njerëzit e prekur nga hipotiroidizmi është tepër i ulët.

Kur kjo ndodh, shtimi në peshë në rast hipotiroidizmi, është mëse i dukshëm.

Nga ana tjetër, pacientët e prekur nga hipertiroidizmi vuajnë nga një rënie e pashëndetshme në peshë./AgroWeb.org

Exit mobile version