Lidhjet mes njerëze janë pjesë vitale e evolucionit njerëzor. Dhe pasi njerëzit kanë filluar të jetojnë në grupe më të mëdha, raportet me njerëz të tjerë janë bërë edhe më të rëndësishme për shëndetin dhe sigurinë tonë.
Për këtë arsye, mendja njerëzore ka evoluar që të jetë shumë sociale, dhe kur mundësia për të qenë social na hiqet, atëherë përjetojmë izolim dhe vetmi. Dhe kjo mund të luaj disa truqe në mendjen tonë.
Njëra prej tyre është antropomorfizmi i objekteve, ku objekte të thjeshta na duken sikur fytyra të njerëze.
Arsyeja është se ne jemi aq të uritur për lidhje sociale, sa që kur këto lidhje na hiqen, atëherë mundohemi t’i gjejmë diku tjeter.
Një efekt tjetër janë ëndrrat shumë të gjalla.
Vetmia është parë të ketë edhe disa efekte të rrezikshme në trupin tonë, në gjendjen tonë shëndetësore në përgjithësi. Vetmia mund të çojë në depresion pas tri ose katër jave. E rritë presionin e gjakut, po ashtu rritë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.
Stresi rritet po ashtu, duke shkaktuar rritje të nivelit të kortisolit, duke i bërë këta persona më dyshues edhe lehtë të irritueshëm.
Një meta analizë e shumë studimeve që janë bërë mbi vetminë, tregon se vetmia është barabartë e dëmshme për shëndetin sikur konsumimi i 15 cigareve në ditë, apo mosaktiviteti fizik.
Një tjetër efekt mjaft negativ i vetmisë është ulja e imunitetit, sidomos tek personat më të moshuar të cilët edhe kanë më shumë gjasa të kenë vetë imunitet më të dobët por edhe të jenë të vetmuar. Por për fat të mirë ka teknika me të cilat vetmia mund të ulet.
Njëra është meditimi dhe mirësia. Kur ne jemi të fokusuar ose provojmë një lloj teknike të qetësimit dhe fokusit në atë se çfarë po bëjmë, atëherë do të jetë një ndihmesë e mirë. Aktiviteti fizik është tjetra, për të paktën 20 minuta në ditë, transmeton Klankosova.tv.