Pjesa më e madhe e njerëzve në ditët e sotme nuk i marrin edhe aq shumë në konsideratë vlerat e sodës së bukës. Megjithatë, kur ju e përdorni atë ashtu siç duhet, përfitimet shëndetësore të sodës së bukës janë shumë të mëdha. Soda përmban biokarbonat natriumi, i cili i jep asaj shumë vlera. Përveçse në kuzhinë, ky përbërës ka aftësinë të heqë erën e keqe të trupit, të luftojë aknet, të kurojë infeksione, madje edhe të parandalojë kancerin, shkruan shije.al.
Shërimi i infeksioneve dhe irritimeve të lëkurës;
Përzieni një lugë gjelle sodë buke me pak ujë dhe aplikojeni atë në zonën e infektuar. Lëreni për pak minuta dhe më pas lajeni me ujë.
Çlodh shputat e këmbëve;
Në një enë ku do të fusni këmbët, hidhni pak sodë buke. Më pas lërini këmbët tuaja të qëndrojnë për gjysmë ore. Lajini normalisht!
Zhduk pllakat dentare dhe zbardh dhëmbët;
Kombinoni pak sodë me pastën tuaj të dhëmbëve. Më pas, lajini dhëmbët normalisht. Përdoreni vetëm një javë, pasi mund të dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.
Pastron fytyrën nga qelizat e vdekura;
Kombinoni një lugë gjelle me sodë buke me ujë dhe aplikojeni në fytyrë. Më pas lajeni normalisht. Bëjeni këtë për një javë rresht.
Pastron flokët dhe i ndihmon të rriten;
Shtoni një lugë gjelle sodë në shamponin tuaj të flokëve. Dhe përdoreni atë normalisht.